E KRYER: Klopp punon në heshtje, Liverpooli afron një tjetër yll! (Detajet)

19 Shtator 2020
16:20
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpool ka mbyllur marrëveshjen me Diego Jotan. Trajneri Jurgen Klopp bën një tjetër afrim të rëndësishëm pas blerjes së Thiago Alcantaras. Futbollisti i Wolves bën hapin e madh në karrierë duke kaluar te skuadra kampione e Anglisë.

Trajneri i tij Nuno Espirito Santo e konfirmon largimin e tij nga skuadra. Portugezi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me ekipin e Liverpoolit. Ai do të zyrtarizohet shumë shpejt nga të dy klubet.

Kjo marrëveshje i ka kushtuar 45 milionë euro skuadrës së Liverpoolit. Sulmuesi i krahut pritet të jetë një vlerë e shtuar për anglezët, pasi e njeh mirë kampionatin anglez, ka moshë të re dhe ka bërë diferencen me Wolves.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit