E KRYER: Merr fund telenovela Manaj, zbulohet kur prezantohet shqiptari

19 Janar 2020
17:35
Eraldo Harlicaj
back button

Telenovela merr fund dhe Rey Manaj më në fund do të prezantohet te skuadra e Barcelonës B. Ai ka arritur në Katalonja ka kryer dhe vizitat mjekësore dhe tani mbetet vetëm prezantimi i lojtarit përpara medieve dhe të hedhë firmën mbi kontratë. 

Lojtari shqiptar kaloi nga skuadra e Albacetes drejt Barcelonës B. 22-vjeçari i ka habitur të gjithë me zgjedhjen e tij, pasi do të zbresë nga Kategoria e Dytë Spanjolle në Kategorinë e Tretë. Shpresa e tij e madhe është të kalojë tek ekipi i parë, por vështirë që diçka e tillë të ndodhë. 

Manaj kishte një kontratë deri në vitin 2024 me Alabaceten, por nuk ishte më pjesë e planeve të trajneri Luis Miguel Ramis. Tekniku i tha se do të ishte më mirë të gjente një ekip të ri dhe kalimi te Barcelona B ishte zgjedhja e duhur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit