E KRYER: U afrua me bujë, Interi largon senatorin pas një sezoni!

20 Shtator 2020
10:53
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime, Diego Godin do të jetë futbollisti i Cagliarit. Mbrojtësi uruguian do të largohet nga Interi vetëm një vit pas kalimit në “San Siro”. Ish-lojtari i Atletico Madridit nënshkroi me skuadrën e Contes si futbollist i lirë, por nuk arriti të kthehej në titullar fiks.

Godin dëshiron largimin sepse e di që nuk do të ketë hapësira tek ekipi i Contes. Gazetari italian Alfredo Pedulla e konsideron si të kryer kalimin e mbrojtësit te Cagliari, madje shkruan se është 100% i sigurt me një twwt të tij.

34-vjeçari është në perëndim të karrierës së tij, prandaj po kërkon një klub më të qetë. Kalimi te Cagliari ia mundëson diçka të tillë, pa harruar dhe marrëdhëniet e mira të drejtuesve të Interit me rivalët e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit