E KRYER: U largua nga Chelsea, Willian me ekip të ri dhe super kontratë

9 Gusht 2020
18:10
Eraldo Harlicaj
back button

William u largua nga Chelsea me anë të një letre të hapur ku shprehu mirënjohjen e tij dhe tregoi se do të largohej. Braziliani nuk ka vonuar dhe ka gjetur tashmë shumë shpejt ekipin e ri.

Arsenali ka arritur të bindë futbollistin që do të firmosë si i lirë në treg. “Topçinjtë” e Londrës po bisedonin me sulmuesin e krahut prej kohësh, ndërsa tani marrëveshja është arritur.

Willian do t’i bashkohet ekipit të Artetës duke firmosur një kontratë deri në vitin 2023. Ai do të përfitojë 6 milion euro në sezon. Shifra shumë të mira duke patur parasysh moshën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit