E KRYER: Zbulohet kur rikthehet Serie A, detajet e takimit

28 Maj 2020
15:18
Eraldo Harlicaj
back button

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, dhe anëtarët e federatës italiane të futbollit do të mblidhen për të vendosur se kur do të rifillojë kampionati i Serie A. Gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio ka deklaruar se vendimi final do të merret sot.

Serie A do të rikthejë në fushë sezonin 2019-20, pasi humbjet janë shumë të mëdha. Kampionati italian pritet të rikthehet më datë 13 qershor, ndërsa do të luhet java e 25 e kampionatit. Torino-Parma, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria janë ndeshjet që u anuluan para pushimit të kampionatitt.

Kampionati italian do të riluhet, po ashtu dhe Kupa e Italisë do të zbresë në fushë. Sfidat që do të luhen të shtunën dhe të dielën do të vijnë në 3 orare 16:15, 18:30 dhe 20:45. Më në fund dhe një tjetër kampionat zbret në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit