“E kuptoj çfarë po kalon”, drejtuesi i ri i Bayern-it: Ja pse do t’i telefonoj Klopp-it

20 Mars 2024
17:41
Denis Hakanaj
back button

Drejtuesi i ri i Bayern Munich, Max Eberl, ka bërë të ditur se ka ndërmend t’i telefonojë Jurgen Klopp-it.

Eberl e kupton zgjedhjen e trajnerit të Liverpool-it për t’u larguar nga puna në fund të sezonit.

“E di se çfarë do të thotë kur thua publikisht ‘Nuk kam më energji’ siç bëri ai”, ka thënë drejtuesi i baarezëve për BILD.

“Shumë pak mund ta kuptojnë si unë, sepse unë e kam provuar vetë.

“Kur një person, një profesionist i kalibrit të tij, arrin të bëjë një deklaratë të tillë, puna del në vend të dytë. Në fillim ven njeriu. Kjo është arsyeja pse do t’i telefonoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit