Anglia kalon në krye të grupit, megjithëse me një barazim zhgënjyes 0-0 kundër Sllovenisë.
John Stones, mbrojtësi i Tre Luanëve dhe Manchester Cityt, megjithatë është i sigurt se skuadra do të jetë në gjendje të tregojë përmirësime në ndeshjet e ardhshme të Kampionatin Europian në Gjermani.
“Unë mendoj se ne të gjithë donim të fitonim ndaj Sllovenisë. Qëllimi ishte të kalonim grupin dhe ne e bëmë këtë, kështu që jam shumë i lumtur, nuk do të jetë gjithmonë një rrugë e lehtë.
“Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë kur të gjithë na kanë vënë një shënjestër në shpinë për të na mposhtur”, ka pranuar Stones për kanalet e Federatës Angleze.
“Por dy ndeshje pa pësuar gola nga tre janë një rezultat i mrekullueshëm për të kaluar në fazën tjetër. Mendoj se ka pasur shumë përmirësime në krahasim me dy ndeshjet e tjera”.
“Ne u përpoqëm të luanim më lirshëm dhe mendoj se ia dolëm, krijuam më shumë mundësi dhe mendoj se është një hap tjetër në drejtimin e duhur.
“Unë mund ta kuptoj zhgënjimin e tifozëve sepse ne nuk shënojmë apo krijojmë shumë raste, por ky është futbolli, ne lamë gjithçka në fushë dhe nuk ka kurrë një ndeshje të lehtë”.