E mbyll super goli i Rakitic! Barcelona gëzon tifozët, Chelsea gëzon Lampard (VIDEO)

23 Korrik 2019
14:30
Anton Cicani
back button

Chelsea ka fituar miqësoren ndaj Barcelonas 2-1 në një atmosferë të bukur në stadium dhe ku pati emocione, raste por edhe gabime, ndërhyrje të palejuara, debutime futbollistësh.

Mes tyre, sidomos Griezmann, që mori skenën në pjesën e parë, edhe pse do t'ia prishte një ndërhyrje e ashpër e Jorginho, me takat e ngritura. Francezi u duk në super formë, teksa edhe Dembele u shfaq mirë.

Por, një gabim i Busquets në pasim i dhuroi topin Abraham, që realizoi për Chelsea.

Në pjesën e dytë, edhe pas dominimit katalanas, që u bë edhe më i madh kur në fushë zbriti De Jong, blutë gjetën edhe golin e dytë me Barkley.

Në fund, një silurë e Rakitic bëri që shifrat të shkonin në 2-1 për Chelsea. Një "golazo" nga kroati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit