E mbylli Copa America me këmbën e fryrë nga dëmtimi, ja sa ndeshje do të mungojë Lionel Messi

17 Korrik 2024
10:46
Telesport
back button

Aventura e Copa America u mbyll me fitoren e trofeut për sulmuesin argjentinas Lionel Messi, por që gjatë turneut pësoi dy dëmtime. Më i rëndë duke tai i pësuar në finale, ku ylli argjentinas u desh të largohej herët nga fusha. Sot, klubi i Inter Miami, ku dhe Messi luan prej një viti, ka publikuar rezultatet e testeve të instrumentuara.

Pas një ekzaminimi mjekësor, u konstatua se Leo Messi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e tij të djathtë. Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe progresin e shërimit të tij”, thuhet në komunikatën e klubit.

Lionel Messi, i cili dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri i klubit të MLS, Gerardo Martino. Messi ishte larguar i përlotur nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Kolumbisë, duke shkaktuar shqetësim te tifozët.

Shqetësime të cilat u shtuan pasi kamerat shfaqën kyçin e tij shumë të fryrë, por pas fitores në kohën shtesë kapiteni i Albiceleste ishte sërish i buzëqeshur. “Do të ketë teste të reja për të vlerësuar ashpërsinë e dëmtimit”, tha Martino

Ndërkohë, argjentinasi me siguri do të humbasë ndeshjen kundër Torontos nesër dhe ndeshjen e së shtunës kundër Chicago Fire. Me 14 fitore, Inter Miami është i dyti në Konferencën Lindore të Major League, një pikë pas Cincinnati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit