E mbylli me 0 trofe sezonin, Juventusi nis revolucionin: tre goditje me parametra zero gati

17 Maj 2022
16:53
Telesport
back button

Pas nje sezoni  te mbyllur me 0 trofe, Juventus po synon të përforcohet në merkaton e verës. Tre transferimet e para të “Zonjës së Vjetër” pritet të jenë me kosto zero, Paul Pogba, Angel di Maria dhe Ivan Perisic.

Drejtuesit e skuadrës bardhezi janë takuar me, Rafaela Pimenta, avokaten që ka marr rolin e Mino Raiola-s, ku kanë folur rreth Pogba-s. Juventus-i kërkon rikthimin e mesfushorit, duke i ofruar 7.5-8 milionë euro neto në sezon, plus bonuse.

Një ofertë e ulët krahasuar me 13 milionë euro plus bonuese të ofruara nga PSG-ja. Por, prioritet mbetet dëshira e lojtarit. Dhe ajo duket se është “Allianz Stadium”, raporton “Tuttosport”.

Sipas “Goal”, Juventus-i gjithashtu ka arritur marrëveshjen edhe me Di Maria-n për në verë. Veterani argjentinas nuk do rinovojë në “Parc des Princes” dhe bisedimet me bardhezinjtë kanë nisur që në muajin prill.

Argjentinasit i ofrohet kontratë njëvjeçare me 7 milionë euro neto në sezon. Përsa i përketë Perisic-it, ai mbetet një dëshirë e Massimiliano Allegri-t. Kroati dhe Inter-i nuk janë ulur ende për të biseduar mbi kontratën e re. Anësori e ka bërë të qartë se kërkon 6 milionë euro në sezon.

Merkato e Juventus-it nuk është ndalur vetëm në tre emrat e mësipërm. Gabriel dos Santos Magalhaes i Arsenal-it ndiqet me interes. Braziliani mund të jetë zëvendësuesi i Giorgio Chiellini-t. Ai kushton 30 milionë euro.

Pistat e Giacomo Raspadori-t dhe Nicolo Zaniolo-s duket se përkohësisht kanë mbetur pa zhvillime të mëtejshme. Kjo sepse si Sassuolo, ashtu edhe Roma, kerkojne respektivisht 40 dhe 60 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit