“E meriton ai”, Martinelli zgjedh fituesin e Topit të Artë

8 Qershor 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, ka zgjedhur bashkatdhetarin e tij – sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior – për Topin e Artë të këtij viti.

Braziliani luajti një rol kyç në tre trofetë e Los Blancos në sezonin e sapo mbyllur.

Pavarësisht se humbi disa ndeshje për shkak dëmtimi, Vinicius shënoi 24 gola dhe dha 11 asiste në 39 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Ai realizoi gjashtë gola dhe dha pesë asise në Champions League, duke përfshirë golin e dytë në fitoren 2-0 të Madridit në finalen ndaj Borussia Dortmund.

23-vjeçari gjithashtu kontribuoi me 15 gola dhe gjashtë asiste në 26 ndeshje e luajtura në La Liga. Ai gjithashtu realizoi tre gola në dy ndeshje në Superkupën e Spanjës.

Kjo ecuri e ka bërë Vinicius një nga favoritët për Topin e Artë të këtij viti. Përpara miqësores së Brazilit me Meksikën, Martinelli ka thënë për ESPN Brazil:

”Është një krenari e madhe të luash me të, të shohësh djalin e veçantë që është. Jemi shumë të lumtur që shohim një brazilian që shkëlqen. Për mendimin tim, ai e meriton të fitojë Topin e Artë. Është kënaqësi të ndash fushën me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit