E MREKULLUESHME: Roma dhe Mkhitaryan shpëtojnë jetën e një 13-vjeçari!

16 Shtator 2019
19:46
back button

Ndër nismat më të bukura të kësaj vere ishte padyshim ajo e Romës, që në çdo njoftim për afrimin e një lojtari të ri, vendosi foton dhe të dhënat e disa personave të humbur, nga mbarë bota, përfshirë këtu edhe shqiptaren Bleona Mata, që vijon të jetë e zhdukur.

Sot, klubi roman bëri me dije se një djalë 13-vjeçar nga Kenia është gjetur dhe është bashkuar me familjen e tij. E gjitha falë njoftimit të vendosur nga Roma në firmën me mesfushorin e Arsenal, Henrikh Mkhitaryan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit