E mundi në miqësoren amerikane, Guardiola: Më pëlqeu shumë Barcelona e Flick…

1 Gusht 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Guardiola përshëndeti punën e ekipit të tij dhe nxori në pah rininë e lojtarëve që hodhi në fushë ndaj Barcelonës, në miqësoren që përfundoi 2-2 gjatë kohës së rregullt dhe u fitua 4-1 me penallti nga katalanasit: “Ne kemi pasur probleme, sigurisht. Sa herë që ata erdhën në zonën tonë, shënuan kundër nesh. Është normale, kishim në fushë shumë të rinj. Është e rëndësishme që lojtarët e rinj nga akademia t’i marrim sa më të rinj”.

Pep vlerësoi lojtarët e rinj të Flick, që luajtën me fanellën e Barçës në këtë miqësore amerikane: “Më pëlqyen shumë. Sezoni është i gjatë, por më pëlqyen. Loja në pozicion është e jashtëzakonshme, anësorët veprojnë si krahë, lojtarët e brendshëm dalin përpara, mbrojtësit e krahut sulmojnë hapësirën”.

Edhe pse tani ka kaluar tri ndeshje në SHBA pa fituar, ai theksoi: “Objektivi është të kthehemi pa lëndime nga ky turne, të bashkohemi, të fillojmë sezonin e ri dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Guardiolës i ka mbetur puna e një skuadre, për të cilën e ka përsëritur disa herë se është shumë e re: “Të luajturit kundër skuadrave të mëdha do t’iu bëjë shumë mirë lojtarëve tanë të rinj. Ne kemi konkurruar shumë mirë kundër ekipeve të mëdha. Lojtarët e mi luftuan shumë, ne ishim të mirë në mjaft aspekte. Është e rëndësishme t’i shohim lojtarët e rinj në veprim, në ndeshje si kjo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit