E ndoqi Juventus-Atalanta në tv, Tuchel shpjegon pse i trembet ekipit të Gasperinit!

13 Korrik 2020
14:57
Telesport
back button

Pas fitores në miqësore 9-0 ndaj Le Havre, Thomas Tuchel, trajneri i PSG, foli për shortin e Champions League dhe finalen e sezonit që e pret ekipinn e tij: “Do të jetë e komplikuar. Tetë ekipe do të duan të fitojnë Champions. Kundër Atalantas do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe shumë delikate”.

“Kanë shumë cilësi. E pamë të shtunën kundër Juventus: është një ekip shumë i ekuilibruar, shumë sulmues dhe fizik. Por tani nuk është koha për të menduar për atë që do të vijë, pasi ndeshja e vetme në kokën time është ajo me Saint-Etienne (24 korrik, finalja e Coupe de France”.

“Përveç kësaj, do të mendojmë për Lyon (31 korrik, finalja e Kupës së Ligës). Atëherë do të kemi dymbëdhjetë ditë për t’u përgatitur për Ligën e Kampionëve. Duhet të mendojmë hap pas hapi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit