Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, foli për “BILD” për pakënaqësaitë që ka shprehur talenti 21-vjeçar gjerman Giovanni Reyna, i lënë në stol dhe i aktivizuar vetëm në fund në ndeshjen hapëse, atë të fituar 2-0 ndaj Frankfurt.
“Ai duhet të pranojë rolin e tij. Gjithçka ka qenë e qartë që kur biseduam me të këtë verë, se mund të qëndrojë edhe në stol. Sezoni është i gjatë, do të ketë mjaft ndeshje ku do të na duhet”, tha Kehl.
“Ne e dimë se ai ka disa aftësi serioze. Ai punoi për veten e tij, ai punoi për stabilitetin, ai punoi për shkëlqimin. Ai zhvilloi më tej mprehtësinë e tij në paraqitjen midis rreshtave dhe prirjen e tij për të shënuar”, tha më tej shefi i verdhezinjve.
“Kështu që, Gio mund të bëhet ende shumë i rëndësishëm për ne këtë sezon. Nuk ka asgjë në tavolinë në lidhje me ndonjë lamtumirë të tij dhe nuk e kam ndjenjën se lojtari dëshiron të largohet”, u shpreh më tej Kehl.
Reyna bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Borussia Dortmund më 18 janar 2020 në një ndeshje kundër Augsburg, duke u bërë amerikani më i ri që luan në Bundesligë, me vetëm 17 vjet e 66 ditë.
Ai shënoi golin e tij të parë për Dortmund më 4 shkurt 2020, në një ndeshje DFB-Pokal kundër Ëerder Bremen, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e kompeticionit. Reyna është i njohur për shkathtësinë e tij, duke qenë në gjendje të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor në të dy anët e fushës.