Një nga përballjet çerekfinalet e Euro 2024 është ajo mes Portugalisë dhe Francës, dy ekipe që edhe pse nuk kanë shkëlqyer shumë kanë arritur të avancojnë. Ndaj, aty mbeten pretendente për fitimin e turneut.
Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i krahut të Portugalisë dhe PSG, Nuno Mendes, ka përshkruar ndeshjen çerekfinale kundër Francës në këtë Kampionat Europian. Në ndeshje ai do të takohet me disa bashkëlojtarë të PSG-së, përfshirë Mbappè.
“Të them të drejtën, ai nuk besoj se do të luajë në anën time. Por, nëse ai vjen në anën time, unë do të jem i përgatitur. Unë stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh. Unë e njoh shumë mirë atë, luajmë bashkë te PSG”, tha Mendes.
“Do të bëj çmos për ta ndaluar. Të gjithë jemi të përgatitur për këtë ndeshje kundër Francës dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të kufizuar pikat e tyre të forta. Për të luajtur lojën tonë do të jetë e ndërlikuar”, tha mbrojtësi portugez.