U luajtën ndeshjet e treta dhe të fundit në grupin E të “Euro 2024”. Kësisoji, u mbyll edhe kjo fazë e kompeticionit kontinental të kombëtareve, që po zhvillohet në Gjermani prej 14 qershorit.
Kështu, Sllovakia dhe Rumania janë ndarë me barazimin 1-1, duke marrë nga një pikë secila. Goli i parë u shënua nga sllovakët me Duda, në minutën e 24-t, ndërsa rumunët barazuan me Marin në minutën e 37-të, nga pika e bardhë e penalltisë.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Ukraina dhe Belgjika nuk shkuan dot te goli, duke e mbyllur gjithçjka me shumë luftë, por ashtu sikurse nisi, përsa i përket rezultatit, 0-0. Një renditje e pazakontë është regjistruar në mbyllje të këtij grupi, me të katër skuadrat pjesëmarrëse me nga 4 pikë secila.
Rumania dhe Belgjika pozicionohen në vendin e parë dhe të dytë, falë golaverazhit po ashtu të njëjtë, +1, por rekordet e përplasjes direkte kanë përvijuar këtë vendosje në grup. Në vendin e tretë e ka mbyllur Sllovakia, me golaverazh 3-3, ndërsa ukrainasit të fundit, me golaverazh -2.
E thënë ndryshe, duke pasur 4 pikë, Sllovakia ka shanse optimale të kualifikohet në 1/8 finale të Europianit si njëra ndër kombëtaret e treta më të mira, ndërsa ukrainasit penalizohen, edhe pse kanë po ashtu 4 pikë, prej golaverazhit më të keq.