E pabesueshme!!! Bletët sulmojnë tenistët në fushën e lojës, ndërpritet ndeshja (video)

15 Mars 2024
9:11
Telesport
back button

Pabesueshme në turneun masters të Indian Wells që po zhvillohet në Amerikë. Një tufë bletësh kanë “pushtuar” fushën e lojës dhe vendosën të ngrinin folenë e tyre në një kamera të lëvizshme anës fushës.

Kjo prani e tyre në fushën e lojës detyroi gjyqtyarin të pezullojë ndeshjen mes Alcaraz dhe Zverev, që ishte edhe çerekfinalja e fundit e ditës. Bletët fillimisht iu drejtuan tenistëve e më pas u përhapën në fushë.

Ndeshja u pezullua në setin e parë me rezultatin 1-1, me Alcaraz në shërbim dhe duket se si spanjolli ashtu edhe arbitri janë thumbuar. Të dy lojtarët janë detyruar të largohen nga fusha për t’i shpëtuar insekteve.

Në imazhet që shihen, që tashmë virale në rrjetet sociale, mund të shihen njerëz që ikin dhe kamerat të mbuluara nga bletët. Për kronikë, Alcaraz fitoi 2-0 ndaj Zverev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit