E PABESUESHME! Interi punon pas krahëve, kërkon t’ia rrëmbejë yllin Milanit

21 Tetor 2020
10:33
Alfred Lleshi
back button

Interi po monitoron situatën e kontratës së mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu, sipas “Calcio Mercato”. 26-vjeçari turk pritet të dalë lojtar i lirë verën e vitit 2021, me kuqezinjtë që po përpiqen të negociojnë zgjatjen e marrëveshjes. Sidoqoftë, Interi ka pasur kontakte me përfaqësues të “Djallit” dhe lojtarit, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme mbi Calhanoglu. Zikaltrit janë të gatshëm të hidhen në aksion, nëse turku vendos kundër rinovimit me skuadrën aktuale.

Nga ana tjetër, Milani shpreson të marrë Florian Thauvin nga Marseille. Këtë e bën me dije sot “Le 10 Sport”. 27-vjeçari do të jetë i lirë të flasë me pretendentët e mundshëm kur merkatoja të hapet përsëri në janar, me kontratën e tij aktuale në “Stade Velodrome”, që do të skadojë verën e ardhshme. Marseille është e etur për “ta lidhur” Thauvin me kushte të reja kontraktuale, por Milani është i gatshëm ta rrëmbejë, nëse bëhet i disponueshëm nga viti i ri e më tej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit