E pabesueshme, ish-ylli i mesfushës kërkon divorcin pasi zbulon atësinë e dy fëmijëve

23 Mars 2024
18:00
Denis Hakanaj
back button

Ish-mesfushori i Chelseat, Geremi raportohet se po divorcohet nga gruaja e tij pasi zbuloi se dy fëmijët që ai rriti janë të ish-partnerit të gruas, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ish-lojtari i Kamerunit luajti për Chelsean mes 2003 dhe 2007, duke fituar dy herë titullin e Premier League me klubin e Stamford Bridge në periudhën e parë të Jose Mourinhos si trajner.

Tani 45 vjeç, ai mbërriti te Chelsea nga Real Madrid në korrik 2003.

Përsa i takon futbollit ndërkombëtar, Geremi është i dyti në listën e paraqitjeve të të gjitha kohërave për Kamerunin me 118 paraqitje dhe 13 gola, që e lidh atë me Samuel Eto’o dhe pas mbajtësit të rekordit Rigobert Song.

Jashtë fushës, Geremi tani po divorcohet nga gruaja e tij pasi testet e ADN-së vërtetuan se dy fëmijët nuk ishin të tijët, por të ish-partenrit të gruas së tij, sipas The Sun.

Dokumentet e gjykatës në Kamerunin e tij të lindjes tregojnë se Geremi pretendon se gruaja e tij Laure “shkatërroi harmoninë” e martesës së çiftit “përmes sjelljes së saj të neveritshme”.

Binjakët e çiftit lindën pasi gruaja e tij pati një marrëdhënie me ish-in e saj, tha Geremi, megjithëse Laure pretendon se foshnjat e lindura në qershor 2008, katër vjet para martesës së tyre, ishin të ish-mesfushorit.

Por në shkresat e gjykatës thuhej: “Nga ky bashkim nuk ka lindur asnjë fëmijë. Zbulimi se fëmijët ishin nga partneri i saj i mëparshëm shkatërroi harmoninë e çiftit.

“Kjo i shkaktoi atij një tronditje të madhe emocionale”.

Geremi e filloi karrierën e tij me Racing Bafoussam në 1995 në Kamerun, përpara se të transferohej te Cerro Porteno në Paraguaj.

Nga atje, Geremi kaloi dy sezone nga viti 1997 në Turqi me Genclerbirligi, përpara se të siguronte një lëvizje te Real Madrid në 1999.

Ai fitoi La Ligan dhe dy tituj të Champions League me Realin, duke bërë 76 paraqitje dhe duke shënuar dy herë për Los Blancos, përpara se të kalonte te Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit