E PABESUESHME! Kylian Mbappé vihet nën hetim për pë*dhunim në Suedi

15 Tetor 2024
13:56
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé është në qendër të një hetimi për sulmin e dyshuar seksual në Suedi, konfirmoi prokurori publik të martën në mëngjes. Hetimi ka të bëjë me ngjarjet që dyshohet se kanë ndodhur midis 10 dhe 11 tetorit në një hotel në qendër të Stokholmit, ku ylli i Real Madridit, i cili nuk ishte thirrur nga Franca për ndeshjet e Ligës së Kombeve, qëndroi dy ditë së bashku me shoqëruesit e tij.

Gjatë qëndrimit të tyre, grupi vizitoi restorante dhe klube nate në kryeqytetin suedez, duke takuar disa persona. Sipas gazetës suedeze “Aftonbladet”, sulmi seksual ka ndodhur të enjten, më 10 tetor, dhe denoncimi është paraqitur në polici dy ditë më vonë, më datë 12, nga e reja që pretendon se ka qenë viktimë e përdhunimit.

Policia nisi hetimet pasi “viktima” mori trajtim mjekësor. Efektivët, së bashku me teknikët e mjekësisë ligjore, shkuan në hotelin e Stokholmit për të mbledhur provat. U sekuestruan disa veshje, duke përfshirë pantallona të zeza, një këmishë dhe të brendshme.

Mbappé dhe shoqëruesit e tij u larguan nga Suedia pasditen e së premtes, duke u nisur nga aeroporti “Bromma” dhe sipas burimeve të “Expressen”, futbollisti francez konsiderohet si “dyshim i arsyeshëm”, niveli më i ulët i akuzës në drejtësinë suedeze. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse sulmuesi ka marrë njoftim zyrtar për akuzat kundër tij.

Avokati i “viktimës” së dyshuar nuk pranoi ta komentonte rastin. Ndërkohë, avokatët e Mbappé mohuan menjëherë çdo keqbërje, duke i cilësuar raportet e publikuara nga “Aftonbladet” si “të rreme dhe të papërgjegjshme”, duke shtuar se kundër pretendimeve të tilla do të merren masa ligjore. Në një deklaratë dërguar AFP-së, përsëritet se “këto akuza janë krejtësisht të rreme dhe të papranueshme”:

“Sot, një thashethem i ri shpifës fillon të përhapet në internet, duke filluar nga gazeta suedeze ‘Aftonbladet’. Këto janë akuza totalisht të rreme dhe të papërgjegjshme, përhapja e tyre është e papranueshme.

Për t’i dhënë fund kësaj metodike shkatërrimi të imazhit të Kylian Mbappé do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Kështu do të rivendoset e vërteta dhe ndiqet penalisht kushdo, person apo media qoftë, i përfshirë në ngacmimet morale dhe shpifjet që Kylian Mbappé pëson vazhdimisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit