E pabesueshme, Lewandowski refuzon ofertën e çmendur

24 Mars 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

“Jo faleminderit”.

Robert Lewandowski dëshiron të vazhdojë të luajë në Europë, ndoshta te Barcelona: siç raportohet nga edicioni i sotëm i Mundo Deportivo, sulmuesi polak ka refuzuar ofertën e dytë që erdhi nga Arabia Saudite brenda një viti.

Një super ofertë, rreth 100 milionë në sezon, edhe më lart se ajo e mëparshmja: një shifër marramendëse, por që nuk e bindi përfundimisht ish-lojtarin e Bayern Munichut.

Për momentin sulmuesi nuk dëshiron të flasë për të ardhmen dhe është i fokusuar vetëm dhe ekskluzivisht në ndeshjen mes kombëtares së tij dhe Uellsit të planifikuar për të martën, një ndeshje që ai duhet ta fitojë absolutisht për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Lewandowski aktualisht ka një kontratë njëvjeçare me Barcelonan, një marrëveshje që mund të zgjatet më tej për një sezon nëse luan 55% të ndeshjeve (45 minuta ose më shumë).

Për momentin, sulmuesi dëshiron të mendojë vetëm për Poloninë – mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë karrierën e tij me kombëtaren – dhe do të vazhdojë të mbajë fanellën e Barçës.

Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja spanjolle, lojtari tashmë po mendon për të ardhmen e tij pasi të tërhiqet nga futbolli. As Arabi Saudite apo MLS, duket se ka vetëm një ekip në të ardhmen e Lewandowskit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit