E pabesueshme, Mik Tyson refuzon 20 milionë dollarë për ndeshjen e veçantë

22 Korrik 2020
19:51
Denis Hakanaj
back button

Mike Tyson, ish-kampioni i botës në peshat e rënda që ka vendosur të kthehet në ring në moshën 54 vjeç, ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë dollarë për të marrë pjesë në një ndeshje boksi pa doreza.

Sipas The Sun, David Feldman, promotor i kësaj disipline, ka provuar dy herë ta bindë kampionin amerikan, por pa sukses.

Burime të brendshme kanë bërë të ditur se Iron Mike nuk është aspak i interesuar të provojë një disiplinë të re dhe se është i përqendruar te rikthimi i tij në boksin tradicional.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit