E pabesueshme, një djalosh turpëron Vinicius Junior (Video)

26 Korrik 2024
11:59
Denis Hakanaj
back button

Superylli i Real Madridit dhe kandiadati për Topin e Artë 2024, Vinicius Junior, u turpërua nga një student gjatë një ndeshjeje futsal në Brazil.

Sulmuesi 24-vjeçar është kthyer në atdheun e tij pasi përfaqësoi Selecao në Kupën e Amerikës të kësaj vere në Shtetet e Bashkuara.

Tani për tani, braziliani po kërkon të pushojë në Amerikën e Jugut. Ai, megjithatë, u vu në siklet nga një student gjatë një paraqitje në një ndeshje të futsalit.

Vinicius ishte në gjendje të shihte anën argëtuese të marrjes së të njëjtit trajtim që ai zakonisht u bën mbrojtësve kundërshtarë.

Reali po përgatitet për një turne parasezonal në Shtetet e Bashkuara që do të përfshijë sfida miqësore me Milanin, Barcelona-n dhe Chelsea-n.

Ata do të kthehen në Europë përpara Superkupës së Europës më 14 gusht, me ‘galaktikun’ e ri Kylian Mbappe i gatshëm të bëjë debutimin e tij me Los Blancos në atë ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit