E PABESUESHME! Sarri vuri bast se Interi nuk humbiste ndaj Juves

28 Maj 2020
15:31
Alfred Lleshi
back button

Besëtytnia (supersticioni) bën pjesë në karakterin si njeri të Maurizio Sarri. Ai tashmë e ka bërë të qartë këtë në intervista, shpesh duke mos thënë fjalën “scudetto” te Napoli, për shembull. Edhe me miqtë, megjithatë, është kështu. Aq e vërtetë duket kjo, sa kishte bërë bast me shokun e tij, Aurelio Virgili, që Interi të mos humbiste në “Allianz Stadium”. Ishte vetë Virgili, që e zbuloi këtë fakt për “TuttoJuve”:

“Unë kam vënë bast me të se Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Në fakt, gjithmonë e kam mundur në kësi rastesh (parashikimesh). Sarri është borxhli ndaj meje, sepse në bastin e fundit, ai kishte parashikuar, madje edhe me jo pak bestytni, fitoren e Interit, ose barazimin në “Allianz Stadium”. Nga ana tjetër, unë isha i bindur për “1”. Të gjithë e dimë se si doli pastaj ajo ndeshje (2-0), e fundit para se të shpërthente pandemia e Covid-19”.

Virgili, djali i ish-lojtarit të Fiorentinës, gjithashtu foli për Sarrin si profesionist dhe punën e tij, midis zyrave dhe marrëdhënieve me prindërit e lojtarë të rinj: “Është një kompjuter. Te Napoli rrinte gjithnjë i mbyllur në zyrën e tij, duke përpunuar të dhënat e futbollistëve. Në aspektin psikologjik, ai arrin të nxjerrë më të mirën e të gjithëve, i argëton futbollistët. Nëse nuk e pëlqen një futbollist, ai e thotë qartë. Pak a shumë sikurse ndodhi me Emre Can”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit