E pafalshme! Interi flak dy pikë në Firence. Juventusi falënderon Vlahovic (VIDEO)

15 Dhjetor 2019
22:54
back button

Ishte duke fituar deri në minutën e 93-të, por në mënyrë të pashpjegueshme, Interi e pëson në kundërsulm golin e barazimit nga Fiorentina, pasi Conte edhe ndërrimet i bëri për të mbrojtur rezultatin duke hedhur në fushë Politano dhe Agoume.

Golit të Borja Valero në minutën e 8-të iu përgjigj Vlahovic, i hedhur nga Montella dëshpërimisht për të arritur të paktën te 1 pikë. Arbitri i anuloi edhe me të drejtë një gol zikaltërve (Martinez). Sakaq duhet thënë edhe se dy mungesa të rëndësishme ndaj Genoas do të jenë Martinez dhe Brozovic, veç të dëmtuarve.

Me këtë pikë, Interi barazohet me Juventusin dhe ndajnë kreun e renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit