E papritur! Real Madridi “flak” sulmuesin serb, Jovic te klubi i Serie A

5 Korrik 2022
8:14
Alfred Lleshi
back button

Luka Jovic do të jetë lojtari i ri i Fiorentinës. Orët e fundit, klubi vjollcë dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit serb.

Sulmuesi do të largohet nga “Los Blancos”, por sipas “Sky Sport” risia ka të bëjë me formulën e marrëveshjes. Jovic do të mbërrijë në skuadrën e Serie A direkt dhe jo në formë huazimi.

Real Madridi do ta lirojë lojtarin pa dëmshpërblim, duke favorizuar nënshkrimin e Fiorentinës. Një hap i rëndësishëm që do të realizohet në orët në vijim.

“Los Blancos”, gjithnjë sipas “Sky Sport”, do të paguajnë rrogën e serbit në dy vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një pagë që do të jetë rreth 2.5 milionë euro në sezon. Pjesën tjetër do t’ia kompensojë Fiorentina.

Një goditje e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Italiano, që forcon sulmin. Për serbin e lindur më 1997, eksperienca te Real Madridi përfundon pas tri vitesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit