E papritura! Trajneri i kombëtares drejt stolit të Borusia Dortmund pas përfundimit të Europianit

8 Mars 2024
12:44
Telesport
back button

E ardhmja e trajnerit Edin Terzic te skuadra e Borussia Dortmund është në dilemë. Ai mund të lërë verdhezinjtë në fund të sezonit, duke qenë se skuadra e tij nuk po shkëlqen ashtu sikurse pritej.

Sipas asaj që shkruan “Footmercato.net”, një nga profilet që do të lidhej me ngulm me Borussia sezonin e ardhshëm do të ishte ai i Julian Nagelsmann. Ai është trajneri aktual i Gjermanisë, të cilit kontrata me Federatën i skadon në fund të Kampionatit Europian.

Nagelsmann, që më herët ka drejtuar edhe Bayern Mynih, nuk do të ishte kundër rikthimit në një klub. Por, fillimisht ai dëshorn të vlerësojë projektin e hedhur nga verdhezinjtë.

Gjithashtu, një sukses i mundshëm, në Euro 2024 me kombëtaren mund t’i hapte dyert një rinovimi të mundshëm. Ndërkohë që, te Borussia Dortmund presin një sinjal nga Nagelsmann, që e konsiderojnë ideal për të drejtuar skuadrën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit