Ylli i Barcelona-s, Lamine Yamal, ka pohuar se ka përfituar nga aftësitë e dobëta në mbrojtje të shokut të tij Nico Williams, për të shënuar kundër Athletic Bilbaos.
Produkti i La Masia-s e quajti shokun e tij të kombëtares spanjolle një ‘mik të mirë’, por tha se ai nuk është shumë ‘intensiv në mbrojtje’.
Yamal shënoi golin e parë të gjigantëve katalanas në minutën e 24-të.
Williams shkoi për ta mbyllur Yamal, por ylli i ri i Barçës e zhvendosi topin atë në këmbën e tij të majtë dhe lëshoi një gjuajtje të bukur mehark drejt portës.
“Jam shumë i lumtur me fitoren e skuadrës. Është e rëndësishme të fillojmë mirë në ndeshjen e parë në shtëpi. Pashë Nico (Williams) të vinte, i cili nuk është shumë intensiv në mbrojtje dhe pashë boshllëkun për të gjuajtur.
“Unë shikoj përpara. Ndeshjet fitohen me gola dhe sa më shumë të shënojmë, aq më mirë. Nico dhe unë jemi miq të mirë”.