E përplas makina në Londër, ndihmën e parë ia japin dy kampionë të boksit

3 Shtator 2020
13:22
Telesport
back button

Një vajzë 25-vjeçare, Armandinë Pohecoula, ka përjetuar një aventurë të papritur pak ditë më parë në Londër. Teksa ishte duke kaluar rrugën në Albert Embankment, në zonën e Tamigi, ajo është përplasur nga një makinë Mercedes.

Në ndihmë të vajzës nuk kanë ardhur njerëz dosido, por dy boksierë ish-kampionë bote: Chris Eubank Sr (54 vjeç) dhe David Haye (40 vjeç), të dy në pension. Ata po kalonin aty në ato momente, jo së bashku, por ishin pikërisht ata që i dhanë vajzës ndihmën e parë deri në momentin që erdhi ambulanca.

Isha në tokë dhe një burrë më mori në krah, nisi të më ngrejë lart, duke më pyetur a jam mirë. Nuk e dija kush ishte, por dikush më tha që është njeri i famshëm. Aty erdhi edhe David Haye që më ndihmoi. I falënderoj të dy zotërinjtë, u treguan shumë xhentëllmen, pasi shumë të tjerë as nuk denjuan të më ndihmojnë”, tha vajza.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit