E PREMTJA E FUTBOLLIT! Newcastle kërcënon Tottenham dhe United, Isak vendimtar! Atalanta ngjitet në Serie A (PAMJET)

17 Mars 2023
23:06
Telesport
back button

Fitore e madhe dhe e rendesishme per Newcastle ne fushen e Nottingham Forest. E gjitha e ardhur fale dygoleshit te shenuar nga sulmuesi suedez Isak i blere te Real Sociedad per 80 mln euro ne merkaton e fundit verore. Skuadra vendase kishte shenuar e para me ane te Dennis, por Isak ne pjesen e pare dhe ne fund vulosi suksesin. Me kete fitore, Newcastle ngjitet perkohesisht ne kuoten e 47 pikeve dhe sheh Champions League…

GOLI I PARE I ISAK – VIDEO

GOLI I DYTE I ISAK – VIDEO

France – Nantes ndaloi Olympique Lyon në 1-1 në pritje të javes së 28-të të Ligue 1. Autogoli i Lukeba pas vetëm 2 minutash dhe barazimi Lyon me Lacazette në minutën e 24 vendosën ndeshjen. Me këtë rezultat, OL është i dhjeti me 41 pikë, ndërsa Lafont dhe shokët e tij janë të katërmbëdhjetët me 30 pikë.

Gjermani – Borussia Monchengladbach dështon të kapërcejë Werder Bremen në pritje të javes së 25-të të Bundesligës. Golat e Marcus Thuram në minutën e 48-të dhe Neuhaus në minutën e 71-të nga njëra anë dhe dygoleshi i Ducksch në minutën e 65-të dhe 89-të e fiksuan ndeshjen në 2-2. Ky barazim i mban dy skuadrat të barabarta në renditje, përkatësisht në vendin e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë në ligën gjermane me 31 pikë.

Itali – Fiton Atalanta me ne fund dhe e ben duke vuajtur dhe vetem 5 minuta nga fundi. Vendimtar eshte i riu Hojlund qe shenon nje gol me peshe. Ndeshja deri neate moment ishte fiksuar 1-1 me golat e shenuar nga Empoli me ane te Ebuehi ne pjesen e pare por qe De Roon kishte barazuar ne fillim te pjeses se dyte. Ne sfiden tjeter te javes se 27 te Serie A, Sassuolo mundi ekipin e Spezias me golin e vetem te Berardit ne minuten e 71-te.

GOLI I HOJLUND – VIDEO

Spanje – Fitore e Athletic Bilbao ne fushen e Valladolid. Nje sukses i ardhur me golat e shenuar nga  Inigo Martinez, Gorka Guruzeta dhe Vesga qe fiksuan 1-3 pasi vendasit kishin shenuar me ane te Larin. Me kete sukses, Bilbao ngjitet ne kuoten e 36 pikeve ne vendin e shtate ne renditje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit