E pret Kupa e Italisë, Juventusi ndryshon program përpara Milanit!

2 Qershor 2020
12:50
Telesport
back button

Juventusi është kthyer të stërvitet në grup prej kohësh, teksa trajneri Maurizio Sarri ka vendosur, bashkë me përgatitësin atletik dhe ndihmësin e tij Martuscello, se rinisja duhet të jetë “e butë” dhe jo e fortë! Në fakt, frika e dëmtimeve është e pranishme, ndaj edhe kanë hequr për momentin dy seancat stërvitore në ditë.

Vetëm një seancë dhe duke punuar më shumë mbi taktikat dhe individualisht me futbollistët që nuk janë prezantuar në formën e duhur për një pushimi të gjatë. Kjo sepse Kupa e Italisë do të jetë kompeticioni i parë: ndeshja me Milanin në Torino, 12 ose 13 qershor.

Duke e pasur si objektiv këtë kompeticion, bardhezinjtë duan të ngrenë trofeun dhe pas 1-1 në “San Siro” nisen nga një pozitë më e avantazhuar dhe do t’i mjaftonte edhe një fitore minimale ose edhe qoftë një barazim pa gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit