E pyesin për stolin e Bayern Munich, Wenger jep përgjigje diplomatike…

6 Nëntor 2019
10:00
Alfred Lleshi
back button

Kampionët e Bundesligës u ndanë miqësisht me Niko Kovac, pas humbjes 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt, të shtunën, një rezultat që i lë ata në vendin e katërt të klasifikimit. Arsene Wenger është në mesin e një liste emrash të mundshëm për ta zëvendësuar kroatin e shkarkuar, krahas Jose Mourinho, Massimiliano Allegri dhe Erik ten Hag. Nëse ky i fundit vendosi të mos e merrte përsipër drejtimin e skuadrës bavareze në mes të sezonit, Wenger, i cili ka mbetur pa punë që pas largimit nga Arsenali në maj 2018, ishte pak më i hapur.

I pyetur nëse do të interesohej për stolin e Bayern Munich, francezi i tha “beIN SPORTS”: “Unë erdha këtu për të folur për ndeshjet dhe ju fokusoheni te diçka tjetër, duke më vendosur nën presion! Sigurisht, trajningu ishte gjithë jeta ime deri tani. Të gjithë ata që kanë stërvitur ekipet e futbollit do t’ju tregojnë të njëjtën gjë: iu mungon intensiteti ditor, javor e më tej. Ka disa gjëra, që ju mungojnë shumë, sikurse disa të tjera, që nuk ju mungojnë. 

Mua më pëlqejnë edhe gjërat, që nuk më mungojnë shumë. Nga ana tjetër, fitimi i ndeshjeve të futbollit, përgatitja e një ekipi për lojë, zhvillimi i lojtarëve dhe marrja e kënaqësisë dhe emocioneve të përbashkëta, është diçka që më mungon. Pra, sigurisht që po, më mungon stërvitja e një ekipi. Unë e kam filluar këtë profesion që në moshën 33-vjeçare; kam trajnuar deri në 69 vjeç, pa ndërprerje, në nivelin e lartë.Janë 36 vite punë pa ndalur. Nga ana tjetër, edhe nëse më mungon, të larguarit pak nga ai presion për një vit nuk ishte shumë e keqe për mua. Njerëzit që më njohin mirë thonë se jam më i qetë, është e vërtetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit