E rëndë: Bie nga kati i 6-të futbollisti i Partizanit

5 Tetor 2019
21:43
back button

Klubi i Partizanit ka raportuar një ngjarje të rëndë mbrëmjen e të shtunës, që ka për protagonist portierin e “Të Kuqve”, Aldo Teqja. Ky i fundit njoftohet të jetë aksidentuar menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani-Teuta, i mbyllur në barazim 2-2.

Në njoftimin e tij, klubi kryeqytetas nuk zbardh detajet e ngjarjes, por njofton lajmin e mirë, se futbollisti 24-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa po merr trajtimin e duhur në spital. Ndërkohë, raportime të tjera njoftojnë se portieri rezervë i Partizanit ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mos dhënë element të tjerë nga ngjarja.

“Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit”, njoftoi klubi i Partizanit në rrjetet sociale.

Ndërkohë, është Policia e Shtetit ajo që ka dhënë detajet e para duke hedhur dyshimet në pritje të konfirmimit të situatës.“Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion Paraprak Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, citon njofitmi i policisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit