“E shfrenuar dhe e pacipë”, vjen sulmi i ashpër ndaj Wanda-s

19 Janar 2020
12:43
Denis Hakanaj
back button

Ivana Icardi kthehet të sulmojë kunatën e saj të famshme, Wanda Nara, dhe e ka bërë nëpërmjet një letre të publikuar në revistën javore Di Piu.

Mesazhi është i fortë dhe i qartë: “Je me të vërtetë e shfrenuar dhe e pacipë! Më ke larguar nga vëllai im, sepse nuk të pëlqente që unë të hyja në Big Borther-in e Argjentinës. Më ke kritikuar shumë për këtë dhe tani je te Big Brother italian…”, ka shkruar Ivana.

“Historia e zakonshme, vetëm ylli yt mund të shkëlqejë, apo jo? Motra e Mauro-s nuk mund të shkojë në tv dhe gruaja po? Pse? Po tani çfarë bën? Merr pjesë si opinioniste te Big Brother-i italian! Je gruaja më pak koherente në Botë…”.

“Të shkruaj ty, sepse është e vetmja shpresë që më ka mbetur për të rifituar vëllanë tim. Me kohën kam kuptuar se kush je, ke dashur të jesh i vetmi yll rreth Mauro-s. Kur u ndave nga Maxi Lopez, ishin të shumtë ata që të konsideronin një grua që shkatërron familjet. Por unë kam qenë në krahun tuaj. Akoma nuk të kisha njohur mirë”.   

Më pas ka ardhur tentativa për të bërë paqe me Mauro-n: “Të lutem, reflekto mbi diçka: burri yt nuk ka marrëdhënie me motrën e tij. Të duket një gjë e drejtë? Përtej së kaluarës, problemeve, kundërshtive, a do ta ndihmosh burrin tënd të ribashkohet me motrën e tij, apo do ta mbash të gjithin për vete? Mendohu, Wanda”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit