Ish-ylli i Real Madrid, Guti, ka këshilluar Los Blancos të marrin Sergio Ramos pas dëmtimit të rëndë të pësuar nga Eder Militao.
Mbrojtësi brazilian ka përfunduar para kohe sezonin pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen kundër Osasuna-s dhe do të mungojë për rreth 9 muaj.
Trajneri Ancelotti, për shkak të dëmtimeve të Alaba, Carvajal dhe largimit të Nacho Fernandez verën e kaluar, ka mbetur vetëm me Rudiger në rolin e qendërmbrojtësit.
Duke folur për Madrid Xtra, Guti ka thënë se Real-i duhet të marrë në konsideratë opsionin Ramos.
“Sergio Ramos është pa ekip. Në këtë situatë, unë e shikoj atë si opsion”, ka thënë Guti.