Manchester City ka rikthyer vëmendjen nga Cole Palmer. Mesfushori ofensiv anglez është lojtari më në modë i momentit në Premier League, teksa ka fituar vëmendje edhe në kombëtare.
Chelsea e bleu nga City për vetëm 47 milionë euro dhe vlera e tij sot minimalisht është dyfishuar. “Fichajes” raporton se “Qytetarët” e kërkojnë sërish ta kenë në skuadër.
Palmer në Premier League deri tani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë sezon. Kontrata e tij aktuale në Londër vlen deri në vitin 2033.
Pep Guardiola e ka si objektiv rikthimin e 22-vjeçarit dhe do të ishte gati të paguante 150 mln euro për Palmer. Kjo do ta bënte atë lojtarin më të kushtueshëm në historinë e Premier League.