“E shoh si shumë të vështirë të nënshkruajmë me Alonso, për të mos thënë e pamundur”

28 Mars 2024
22:45
Telesport
back button

Duke folur për portalin Das Erste, presidenti i nderit te Bayern Munich, Uli Hoeness tha se ishte shumë pesimist për ardhjene mundshme në pankinën e Bayern te objektivit numër një, Xabi Alonso, duke nisur nga sezoni i ardhshëm:

“E shoh si shumë të vështirë të nënshkruajme me Xabi Alonso, për të mos thënë e pamundur. Mendoj se ai do të qëndrojë në Leverkusen”.

Trajneri spanjoll, aktualisht i pari në renditje me kuqezinjtë, ka kontratë deri në vitin 2026 dhe Bayer nuk duket se ka ndërmend ta lirojë atë të shkoje ne Mynih.

Në garë për pankinën e Bayern Munichut është edhe Ralf Rangnick. Siç raporton Kicker, trajneri aktual i kombëtares austriake do të ishte ndër kandidatët për të zëvendësuar zotin Tuchel në krye të bavarezëve nga sezoni i ardhshëm. 65-vjeçari më parë kishte qenë shumë afër drejtimit të Milanit.

Alternativat? Bayern Munich gjithashtu pëlqen shumë Xabi Alonso, aktualisht zgjedhja e parë e drejtuesve, si dhe italiani Roberto De Zerbi. Të dy kryesojnë përkatësisht Bayer Leverkusen dhe Brighton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit