“E treta e vërteta” për mesfushorin portugez, Bayern hedh sërish grepat për fiksimin e vjetër

31 Maj 2024
12:43
Telesport
back button

Edhe me ardhjen e trajnerit të ri Vincent Kompany, skuadra e Bayern Munich i është rikthyer historisë së vjetër për të sjellë mesfushorin portugez Joao Palhinha. Që një vit më parë bavarezët kërkuan mesfushorin 28-vjeçar që luan me Fulham në Premier League.

Gjithsesi, ky transferim nuk u realizua asnjëherë edhe pse palët ishin shumë pranë, madje edhe në merkaton e janarit. Palhinha, që atëherë ka nënshkruar një kontratë të re me Fulham, duke e lidhur atë deri në verën e vitit 2028.

Gjithsesi, mediat gjermane thonë se interesi i Bayern për portugezin është rikthyer, ndërkohë që edhe vetë klubit anglez nuk e përjashton mundësinë e largimit të Palhinha. Këtë sezon ai realizoi 4 gola në 33 ndeshje në Premier League.

Kostoja e kartonit të Palhinha shkon rreth 60 milionë euro, një shumë që bavarezët nuk dëshirojnë ta shpenzojnë. Ndaj dhe palët do të ulen edhe një herë në bisedime, me shpresën që kjo të jetë “e treta e vërteta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit