“E trishtueshme që aventura e Gjermanisë në Europian mbaroi në atë mënyrë, kishte shumë lot”

13 Korrik 2024
7:00
Telesport
back button

Sulmuesi i kombëtares gjermane të futbollit Niclas Füllkrug, ka folur për mediat një javë nga eliminimi i vendit organizator nga Euro 2024. Gjermania u mund me një gol në minutën e 119-të, ndërkohë që më herët iu mohua një penallti.

Është diçka e trishtueshme që Europiani ynë ka mbaruar, që mbaroi në atë mënyrë të trishtueshme”, u shpreh Fullkrug, sulmuesi i Borussia Dortmund.

Duker kujtuar ato momente të vështira pas eliminimit, ai shton: “Pas ndeshjes kishte shumë lotë në dhomat e zhveshjes. Shumë trishtim dhe zhgënjim. Nuk e prisnim atë eliminim, pasi kemi luajtur mirë dhe ishim të pafat”.

Joshua Kimmich dhe Toni Kroos ishin ata më të përloturit, port ë gjithë ne nuk e pranonim atë eliminim. Kur shohim këtë finale na vjen vërtet keq që nuk jemi aty, pasi e meritonim”, u shpreh Niclas Füllkrug.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit