E vërteta e doktor Ugalde për daljen me doping të Maradonës gjatë Botërorit 1994

27 Qershor 2024
9:38
Alfred Lleshi
back button

30 vite më parë, më 25 qershor, u luajt ndeshja e fundit e Diego Armando Maradonës me Argjentinën. Ndeshje e fituar 2-1 kundër Nigerisë në Kupën e Botës (SHBA 1994). Kampioni i Albiceleste u përjashtua nga turneu pasi doli pozitiv, me ephedrinë, në testin antidoping.

Argjentina u eliminua më pas në 16-she, kundër Rumanisë. Ernesto Ugalde, një nga mjekët e kombëtares argjentinase, që pas atij episodi vendosi të tërhiqej nga futbolli, zbuloi në një program radiofonik se çfarë i ndodhi 30 vite më parë ish-kampionit të Napolit.

“Unë i paralajmërova ata që mbikqyrën Maradonën se kjo mund të ndodhte. Ishte e parashikueshme dhe për fat të keq ndodhi. Në Itali situata ishte nën kontroll, por jo në SHBA. Dhe kur dikush del pozitiv për ephedrinë dënohet. Pa dyshim, e vërteta është se Diego mori ilaçin e gabuar, ai doli pozitiv dhe historia mbaroi”.

Ugalde gjithashtu hodhi poshtë idenë e një komploti: “Nuk ka teori konspirative, që janë relevante. Për Diegon, ata kishin zgjedhur stimuluesin e gabuar që përmbante ephedrinë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit