E vërteta e Pogba: Nuk kam mbaruar. Jam lojtar i Juventusit, kam ende kontratë

2 Korrik 2024
11:23
Alfred Lleshi
back button

Paul Pogba flet sërish. Mesfushori francez i Juventusit ka bërë disa deklarata me rastin e ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës, e vlefshme për 1/8 finale të “Euro 2024”.

Duke iu përgjuar “Sky Sport” në Gjermani, francezi donte të sqaronte disa pika që lidhen me marrëdhënien e tij me Juventusin dhe skualifikimin për doping.

Pogba ishte i pranishëm në tribuna për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tij, në shoqërinë e tifozëve francezë:

“Është bukur të ndjesh sërish dashurinë e njerëzve. Ndjeva një dashuri të madhe, edhe pse kam qenë larg fushave për një kohë.

E ardhmja? Nëse nuk keni parë një intervistë timen, në të cilën them se po tërhiqem, do të thotë se nuk është kështu, sepse ndihem ende si futbollist. Unë dua ta luftoj këtë padrejtësi. Së fundi ka dalë një intervistë e vjetër dhe e rreme e imja. Pogba nuk ka mbaruar, Pogba është këtu. Derisa të më shihni të them që kam mbaruar, mos u shqetësoni. Kam dëshirë të kthehem, ndihem si një fëmijë që dëshiron të jetë profesionist”.

Po cili është raporti ekzistues i tij me Juventusin: “Nga lajmet e fundit, jam ende lojtar i Juventusit. Kam kontratë, por nuk kam pasur mundësi të flas me drejtorin dhe trajnerin. Mendoj se ata janë duke pritur për rezultatin e apelit, për më shumë duhet të pyesni ato”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit