“E vështirë të jesh lojtar i ri te Real Madrid”, Odegaard: Ja çfarë më bezdiste më shumë

18 Gusht 2024
19:00
Denis Hakanaj
back button

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard pranon se koha e tij me Real Madridin ishte e vështirë si adoleshent.

Ai tha për kanalin YouTube të Topçinjve: “Kur mbërrita në Madrid dhe fillova të stërvitem me ekipin e parë, të gjithë lojtarët e mëdhenj ishin aty, si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale.

“Të hysh atje, në dhomat e zhveshjes dhe më pas të dalësh në fushë me ta dhe të shikoja cilësitë e tyre. Ishin momente joreale.

“Por ishte e bezdisshme. Të gjithë më shikonin si një fëmijë të vogël dhe gjithçka që dëshiroja ishte të shihesha si një lojtar normal.

“Mendoj se është gjithashtu normale që kur luan kaq i ri, të tjerët të kushtojnë pak më shumë vëmendje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit