Finalja e Conference League ndoshta nuk do të jetë ngjarja më e madhe e një kompeticioni europian të zhvilluar në Shqipëri. Në 2027 do të kemi Kampionatin Europian U-21, por ndoshta edhe një surprizë tjetër.
I ftuar në Procesi Sportiv, gazetari Gjergj Stefa tha një gjë pikante. Sipas tij, ky kompeticion i Europianit U-21 është vetëm një test që UEFA po bën përpara një ngjarjeje më të madhe sportive.
Ceferin ka në kokë një ide të pamenduar më parë. Ai po konsideron që Kampionati Europian 2036 të zhvillohet në Ballkan. Jo ai i moshave, por ai me kombëtaret e para.
Me pak fjalë, ndoshta nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria, Kosova, Serbia dhe shtetet e tjera të Ballkanit të mirëpresin turneun më të madh të futbollit europian në nivel kombëtaresh. Kjo do të ishte fantastike për ekonominë e vendeve tona dhe një arritje e madhe sportive.