E zbulon vëllai: Guardiola ëndërron të drejtojë një ekip kombëtar

2 Qershor 2020
11:31
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ende ëndërron të rejtojë një ekip kombëtar në të ardhmen, sipas vëllait të tij, Pere Guardiola. Në fakt, këtë gjë katalanasi i njohur nuk e ka feshehur asnjëherë, sepse dëshiron ta dëshmojë veten edhe në një turne të madh global si Kupa e Botës, teksa ka qenë i lidhur shumë me Argjentinën dhe Brazilin, në të kaluarën. Më parë, Pep tha se marrja e drejtimit të Spanjës ishte e pamundur, ngaqë ka kontratë me “qytetarët”, e cila do të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm.

Pere Guardiola, i pyetur nëse vëllai i tij mund të marrë përsipër drejtimin e një skuadre nga “Brasileiro” apo “Selecao”, tha për “Globo Esporte”: “Brazili ka fituar gjithçka me trajnerët brazilianë. Mendoj se keni trajnerë të mirë, nuk keni pse të merrni të huaj. Pep ka një ëndërr, do të stërvisë një ekip kombëtar një ditë, por ne do të shohim se si; cili do të jetë momenti, nëse do ta marrë një ofertë të duhur. Nuk është diçka për të tashmen”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit