Ederson: “Manchester City është gati për epokën pas Guardiola-s”

19 Tetor 2024
15:07
Denis Hakanaj
back button

Portieri i Manchester Cityt, Ederson beson se klubi është i përgatitur për largimin e Pep Guardiola-s.

Trajneri spanjoll ka lënë të kuptohet se ai mund të largohet në fundin e sezonit.

Ndërsa Guardiola nuk e ka përjashtuar zyrtarisht rinovimin e kontratës që skadon këtë verë, Ederson beson se klubi është i përgatitur për të dyja rastet.

“City sot është një klub i strukturuar shumë mirë, i menaxhuar mirë, me drejtues të shkëlqyeshëm dhe një CEO të shkëlqyeshëm (Ferran Soriano)”, tha ai për ESPN Brazil.

“Unë besoj se klubi tashmë ka në mendje trajnerin e ardhshëm nëse Pep vendos të largohet dhe se ata do të përpiqen të ndjekin të njëjtën linjë pune.

“Sigurisht që do të ishte një humbje e madhe, ne po flasim për trajnerin më të mirë në botë, por unë shoh një klub shumë të përgatitur mirë për epokën pas Pepit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit