Skuadra arabe e Al Nassr nuk heq dorë nga Ederson. Portieri brazilian mbetet një objektiv i ndjeshëm i klubit arab për sezonin e ardhshëm. Synimi është përforcimi me një portier jo vetëm të shkëlqyer por edhe i aftë të ndërtojë me këmbë aksionin nga poshtë.
Megjithatë, operacioni nuk është i lehtë duke pasur parasysh diferencat financiare që mbeten me Manchester City dhe Al Nassr. Dhe bëhet fjalë për 30 milionë euro. Për momentin, Ederson po stërvitet me kampionët e Premier League, në pritje të mësojë fatin.
Ekipi i Al Nassr ofrton 30 milionë euro, ndërsa Manchester City kërkon të paktën 60 milionë. Ndaj, për momentin nuk ka një marrëveshje duke pasur parasysh distancën midis ofertës dhe kërkesës. Ederson e ka veshur fanellën e Manchester City që nga viti 2017.
Në këto shtatë vite portieri ka fituar gjashtë Premier League, katër Kupa të Ligës, dy FA Cup, dy Community Shields, një Champions League, një Superkupë Europiane dhe një Kupë të Botës për klube. Në total, ndërmjet garave të ndryshme, ka regjistruar 332 paraqitje.