“Edhe Arsenal-i me United e kanë bërë”, Guardiola: Është problem vetë kur e bëjmë ne

10 Gusht 2024
14:11
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thumbuar Arsenalin dhe Manchester Unitedin, që po shpenzojnë shumë në merkaton e verës.

Sezoni 2024-25 fillon për Cityn me ndeshjen e Superkupës së Anglisë undër United në Wembley këtë të shtunë (ora 16:00).

Topçinjtë kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin e Bologna-s Riccardo Calafiori për rreth 45 milionë euro dhe e kanë bërë të përhershme marrëveshjen e huazimit të portierit David Raya.

Ndërkohë, United ka blerë qendërmbrojtësin e Lille, Leny Yoro (62 milionë euro) dhe sulmuesin e Bologna-s, Joshua Zirkzee (42.5 milionë euro).

Nga ana tjetër, skuadra e Guardiola-s ka qenë mjaft e qetë në frontin e blerjeve, duke marrë nga Troyes sulmuesin e krahut Savinho për një shumë prej 25 milionë eurosh.

Përpara ndeshjes së skuadrës së tij me United, trajneri spanjoll foli për Gunners dhe Manchester United, duke thënë:

“Për shumë vite, ata e kanë bërë atë. Shumë vite, por nuk është lajm. Është lajm vetëm kur City shpenzon para”.

Nën drejtimin e Guardiolës, City është bërë skuadra më e fortë në Angli, duke fituar gjashtë nga shtatë kampionatet e fundit, duke përfshirë katër të fundit, një arritje e paprecedentë në historinë e futbollit anglez.

Cityzens kanë shijuar gjithashtu suksesin kontinental, duke fituar trirpleten e parë në sezonin 2022-23.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit