Edhe fati është kundër CR7, një super gol ndëshkon Al Nassr (Pamjet)

3 Shkurt 2023
17:26
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Cristiano Ronaldo-s në Arabinë Saudite nuk po shkon si duhet. Pesë herë fituesi i Topit të Artë duket se nuk është përshtatur akoma me ekipin e ri.

Pas eliminit të bujshëm të pësuar në Superkupën e Arabisë, që është pasuar me shumë kritika ndaj portugezit, vështirësitë për ish-yllin e United po vazhdojnë edhe ditën e sotme.

TRAVERSA E GODITUR NGA RONALDO – VIDEO

Al Nass, në fakt, është kthyer në fushë për javën e 15-të të kampionatit dhe po luan në fushën e Al Fateh. Ndeshje e rëndësishme për skuadrën e Garcia-s, që mban vendin e dytë në renditje një pikë larg kryesuesve të Al Shabab, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 12-të me Tello-n, ndërsa miqtë kanë barazuar me Talisca-n në të 42-ën pas rastit të pastër të humbur nga CR7.

Portugezi ka qenë i pafat në fundin e pjesës së parë, kur goditja e tij është ndalur nga traversa. Në minutën e 58-të, Al Fateh është kthyer në avantazh me një super gol të Bendebeka-s.

GOLI I DYTE I AL FATEH – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit