Edhe FIFA nuk e fal bastexhiun e Atletico Madrid!

18 Janar 2021
19:35
Telesport
back button

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier, do të vazhdojë të jetë i pezulluar nga futbolli deri në fundin e muajit shkurt.

K ardhur vendimi final i FIFA-s, pasi klubi spanjoll e çoi këtë çështje në Apel.

Anglezi u pezullua me 10 javë nga aktivitet në dhjetorin e kaluar për një ngjarje të ndodhur rreth tre vite më parë. Trippier i dha informacion disa miqve të tij për akordin e arritur dhe këta të fundit luajtën baste (dhe fituan sigurisht) për kalimin e lojtarit tek ekipi spanjoll nw korrikun e vitit 2017.

FA (Federata Angleze) e dënoi Trippier, por tashmë ai duhet të vazhdojë të vuajë dënimin e FIFA-s deri në fundin e muajit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit